image Konflikt familjar: Vajza denoncon babain për dhunë në familje, përfundon në strehimore si e dyshuar për keqtrajtim të fëmijës

Siguri

Konflikt familjar: Vajza denoncon babain për dhunë në familje, përfundon në strehimore si e dyshuar për keqtrajtim të fëmijës

news image

Rastet e dhunës në familjet kosovare nuk po kanë të ndaluar. Në shumicën prej tyre viktima janë gratë e vajzat, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike nga anëtarët e familjes. Një ngjarje jo fortë e zakontë ka ndodhur edhe në një shtëpi në fshatin Gushavc, në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 ku vajza fillimisht ka denoncuar babain e saj se i njëjti po i shkakton dhunë dhe po kërkon që ajo të largohet nga shtëpia bashkë me fëmijën e saj.

Me të marr informatën, Policia ka shoqëruar në stacion për intervistim babain dhe vajzën dhe gjatë deklarimit të babait është kuptuar që e njëjta kishte dalë nga shtëpia nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 20:00 dhe e kishte lënë fëmijën e saj një vjeçar në shtëpi pa kujdes. Sipas babait, qortimi i tij për vajzën dhe sjelljen e saj e kishte nxitur atë ta denoncojë për dhunë në familje por kjo nuk kishte ndodhur.

Kjo situatë, e cila nuk është mohuar as nga vajza, ka bërë që ndaj saj të iniciohet rast për braktisje të fëmijës.

Pas intervistimit e dyshuara është udhëzuar që të strehohet në strehimore së bashku me fëmijën e saj, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është hapur “Keqtrajtim apo braktisja e femijës”.

/GazetaSinjali/