image Konfiskohet një veturë në Mitrovicë, dyshohet se u vodh në një shtet tjetër

Siguri

Konfiskohet një veturë në Mitrovicë, dyshohet se u vodh në një shtet tjetër

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është konfiskuar një veturë në Mitrovicë, në rrugën “Mbretëresha Teutë” të shtunën, me dyshime se është vjedhur në një shtet tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë, është ndaluar një person me veturë me targa vendore, ndërsa dyshohet se ajo veturë ishte vjedhur në një shtet tjetër.

“Është raportuar se  njësitë policore viktimës mashkull kosovar ia kanë konfiskuar veturën  me targa vendore nën dyshimin se e njëjta është vjedhur në një shtet tjetër. Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Sinjali/