image Konfiskohet edhe një armë me të cilën është shtënë ditën e zgjedhjeve

Siguri

Konfiskohet edhe një armë me të cilën është shtënë ditën e zgjedhjeve

news image

Është konfiskuar edhe një armë në fshatin Qirez të Skenderajt me të cilën dyshohet se 21-vjeçari, E.S., ditën e zgjedhjeve ka shtënë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë 17 tetorit policia është njoftuar për të shtëna me armë dhe në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.

Gjatë ditës së sotme rreth orës 11:10 policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku është takuar me prindin e tij i cili e ka dorëzuar armën, armë kjo e llojit EKOL Special e cila bashkë me një karikator të zbrazët është konfiskuar nga policia.

I dyshuari E.S., 21 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, ka mbetur që në kohen më të shkurtër, të paraqitet në stacionin policor Skenderaj për procedura të mëtutjeshme, rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaSinjali/