image Konfirmon Likaj: Më 18 janar fillon gjysmëvjetori i dytë

Arsim

Konfirmon Likaj: Më 18 janar fillon gjysmëvjetori i dytë

news image

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj ka njoftuar se ka mbajtur sot një takim me Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Likaj bëri të ditur se gjysmëvjetori i dytë shkollor do të fillojë më 18 janar dhe që mësimi parësor do të mbetet  sipas skenarit A, që do të thotë me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situate epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tjerë.

“Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit”, shkroi ndër të tjera Likaj në Facebook.

/Gazeta Sinjali/