Është konfirmuar vetëm një rast i ri me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) përmes një njoftimi në Facebook.
“Sot më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 145 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast”, njofton IKSHPK.