image Konfirmohet vdekja e parë nga koronavirusi në Zvicër

Botë

Botë/ Konfirmohet vdekja e parë nga koronavirusi në Zvicër

news image

Autoritet zvicerane kanë raportuar vdekjes e një gruaje 74-vjeçe, shtetase e Zvicrës, në spitalin e Lozanës.

Gruaja, e cila ishte sëmurë që nga 3 marsi, raportohet të ketë vuajtur nga disa probleme shëndetësore.

Ky rast erdhi derisa qeveria zvicerane po mendon të vendosë kufizime të mëtejshme për të inkurajuar distancimin shoqëror – mbylljet e shkollave nuk janë përjashtuar, megjithëse ministri i shëndetësisë tha se nuk është e qartë se sa e dobishme do të ishte kjo, pasi fëmijët duket se janë më së paku të rrezikuar nga virusi, raporton BBC./Gazeta Sinjali/