image Konfirmohet takimi i Grupit Parlamentar të VV-së gjatë ditës së sotme

Kosovë

Konfirmohet takimi i Grupit Parlamentar të VV-së gjatë ditës së sotme

news image

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që gjatë ditës së sotme të mblidhet në takim.

Takimi pritet të jetë me agjendë të zakonshme, ku grupi mblidhet një ditë para seancës konstituive e cila është e caktuar për ditën e nesërme.

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka konfirmuar se një takim i tillë do të mbahet gjatë ditës së sotme.

Por, nuk e kanë caktuar ende orën për këtë, pasi që në agjendë së pari kanë disa aktivitete të tjera.

“Deri tani nuk kam ndonjë informacion që mund të ju jap, por në fakt do duhej me u taku Grupi Parlamentar, por nuk ka të caktuar ende kohën”, tha Mulhaxha-Kollçaku.