image Konfirmohet se Irina Shayk dhe Kanye West janë në lidhje, dalin fotot

Bota e Yjeve

Konfirmohet se Irina Shayk dhe Kanye West janë në lidhje, dalin fotot

news image

Ditëve të fundit ka pasur spekulime për një lidhje të mundshme mes modeles ruse, Irina Shayk dhe ish-bashkëshortit të Kim Kardashian, Kanye West. Tani këto spekulime kanë një bazë më të fortë pasi janë publikuar disa foto të kësaj dysheje në shoqëri të njëri-tjetrit, transmeton Gazeta Sinjali.

Reperi dhe modelja ruse janë fotografuar së bashku derisa kanë kaluar kohë së bashku në një udhëtim romantik në Francë, në ditëlindjen e 44 të West, shkruan Daily Mail.

Aktualisht, çifti janë duke qëndruar në një hotel luksoz, ku çmimi për një natë është 1,250-1,550 euro.

Ky udhëtim vie vetëm disa muaj pas ndarjes me Kim Kardashian.

Derisa Kanye e ka festuar ditëlindjen me modelen ruse, Kim Kardashian, të martën ajo i ka uruar ditëlindjen ish-bashkëshortit duke shkruar “Urime Ditëlindjen! Të dua për jetë”.

/Gazeta Sinjali/