Mesnatën e së premtes Gazeta Sinjali ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë. Më vonë gjatë ditës, Policia i tha Sinjalit se ka dyshime se mund të jetë vetëvrasje.
Sinjali sot nga burimet në Polici ka konfirmuar se ka qenë vetëvrasje.
Sinjali ka mësuar se rrethanat që çuan drejt vetëvrasjes 28-vjeçarin janë ende të paqarta. Ai e vrau veten me një armë zjarri.
Mësohet po ashtu se ai është dërguar atë natë në QKUK nga familjarët, derisa vdekjen e konstatoi mjeku.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një pistoletë dhe një telefon.