Damasku zyrtar konfirmoi sonte rastin e parë me koronavirus te një person që erdhi nga diaspora.
Ministri i Shëndetësisë së Sirisë Nizar al-Jezidi tha për mediat shtetërore se ishin marrë masat e nevojshme.
Javët e fundit ka pasur raporte të pakonfirmuara për raste me koronavirus në Siri, por autoritetet i kanë mohuar ato./Gazeta Sinjali/