image Konfirmohet rasti i parë i coronavirusit në Zvicër

Botë

Botë/ Konfirmohet rasti i parë i coronavirusit në Zvicër

news image

Autoritetet zvicerane e kanë konfirmuar rastin e parë të coronavirusit. Kjo është bërë e ditur sot nga Zyra Federale zvicerane për Shëndetësi.

Zyrtarët kanë thënë se detajet e tjera rreth këtij rasti do të bëhen të ditura më vonë, duke mos treguar se në cilin qytet është konfirmuar rasti, raportojnë mediat botërore.

Coronavirusi deri më tani ka lënë më shumë se 2 mijë e 600 të vdekur, kryesisht nga Kina, teksa është përhapur në rreth 30 shtete tjera./Gazeta Sinjali/