image Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Personi që ra nga lartësia në Podujevë vdiq në vendngjarje

Siguri

Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Personi që ra nga lartësia në Podujevë vdiq në vendngjarje

news image

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht më parë se një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga një ndërtesë.

Sipas informacioneve të para të Sinjalit, viktima ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rënies dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve emergjente, nuk ka arritur të mbijetojë.

Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se vdekja e viktimës u konfirmua në vendngjarje.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/