image Ekskluzive | Tragjedi në Podujevë – gruaja hidhet nga ndërtesa, humb jetën

Siguri

Ekskluzive | Tragjedi në Podujevë – gruaja hidhet nga ndërtesa, humb jetën

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podujevën, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga një ndërtesë.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Podujevës, ku pas njoftimit për incidentin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet mjekësore.

Sipas informacioneve të para, viktima ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rënies dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve emergjente, nuk ka arritur të mbijetojë.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa po mblidhen dëshmi dhe prova nga vendi i incidentit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar motivet dhe rrethanat që kanë çuar deri te kjo ngjarje tragjike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/