image Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Aksidenti në Veriq përfundon me fatalitet, vdes motoçiklisti

Siguri

Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Aksidenti në Veriq përfundon me fatalitet, vdes motoçiklisti

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale në fshatin Veriq të Istogut, ku u përfshinë një kamion dhe një motoçikletë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës 12:17, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i autoambulancës.

“Me datë 27.07.2026, rreth orës 12:17, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Veriq-Istog. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi, motoçiklistit”, ka deklaruar Gashi.

Njësitet relevante të Policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te aksidenti tragjik.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedurat e mëtejshme, me urdhër të organeve kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/