image Konfirmohet, presidentja Osmani takohet nesër me Ramën

Politikë

Konfirmohet, presidentja Osmani takohet nesër me Ramën

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten do ta pres në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi do të zhvillohet në ora 16:00, siç ka njoftuar zyra e presidentes.

Nuk është e qartë nëse do të ndodhë edhe takimi mes Ramës dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Kurti ka thënë të mërkurën se është i gatshëm të takohet me Ramën në mbledhjen e dy qeverive.

Mbledhjen mes dy qeverive e kishte anuluar Rama për shkak të situatës në Veri.

Ai kishte thënë se përderisa gjendja nuk është normale nuk munden dy qeveri të nënshkruajnë marrëveshje për bujqësi, ku situata është e tensionuar në një pjesë të Kosovës. 

/GazetaSinjali/