image Konfirmohet: Nesër mblidhet kryesia e LDK-së si dhe takohen Isa Mustafa me Albin Kurtin

Kosovë

Koalicion/ Konfirmohet: Nesër mblidhet kryesia e LDK-së si dhe takohen Isa Mustafa me Albin Kurtin

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar zyrtarisht se ka thirrur për nesër mbledhjen e Kryesisë së partisë.

“Nesër (e shtunë), më datë 14 dhjetor 2019, në orën 11:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Kjo mbledhje e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vjen pas një takimit disa orësh gjatë ditës së sotme të kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa, me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Tjetër takim është paralajmëruar mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit për ditën e nesërme, ndërsa Glauk Konjufca ka dhënë shenja pozitive për arritjen e marrëveshjes.

Ai ka thënë se ky takim nuk do të mund të ndodhte nëse palët nuk po shkojnë drejt afrimit të marrëveshjes.

Deri më tani pika ndarëse mes dy partive ka qenë posti i presidentit. LDK kërkon me çdo kusht që kjo çështje të vendoset tash, ndërsa VV kërkon të mos diskutoj për këtë çështje pa u themeluar Qeveria Kurti./Gazeta Sinjali/