image Konfirmohet – koronavirusi shpërtheu në treg kafshësh

Botë

Ekspertët/ Konfirmohet – koronavirusi shpërtheu në treg kafshësh

news image

Ekspertët nga Kina kanë konfirmuar që coronavirusi ka shpërthyer në një treg kafshësh me shumicë në qytetin Wuhan.

Shkencëtarët nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se testet konfirmuan që njerëzit e morën virusin nga kafshët në tregun e ushqimeve të detit me shumicë, Hunan.

Ende nuk është e qartë se cila kafshë ishte bartëse e sëmundjes së ngjashme me pneumoninë, por tregu ishte një vend ku tregoheshin dhejtëra lloje të ndryshme të kafshëve duke përfshirë edhe minjtë e këlyshët e ujkut.

Javën e kaluar ekspertët sugjeruan se sëmundja mund të ketë origjinën nga gjarpërinjtë, të cilët janë bartës të njohur të koronavirusëve.

Ndërkaq situata vazhdon të jetë e rëndë për shkak të virusit vdekjeprurës, numri i viktimave ka arritur në 106, gjithashtu raportohet se virusi ka arritur edhe në Gjermani./ Gazeta Sinjali/