Gazeta Sinjali pak çaste më parë raportoi për një alarm me bombë të ngritur në Aeroportin e Prishtinës.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali theksuan se personat brenda në Aeroport tashmë ishin evakuuar dhe se Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes.
Lajmi tani është konfirmuar edhe nga zëdhënësja për informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara”, ka shkruar ajo në Facebook.
Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar.