image Konfirmohen edhe pesë persona të prekur me koronavirus në Viti

Shëndetësi

Konfirmohen edhe pesë persona të prekur me koronavirus në Viti

news image

Pesë persona janë konfirmuar me koronavirus sot në Viti dhe dy të tjerë janë shëruar, raporton Gazeta Sinjali.

Katër nga pesë rastet pozitive vijnë nga Vitia dhe një nga Remniku, ndërsa të shëruarit janë nga Vitia dhe një nga Tërpeza.

Këto informacione i ka bërë të ditura drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli.

Ajo njofton se deri më tani në këtë komunë janë shëruar 280 pacientë.

Tutje, Kadolli bën thirrje që të respektohen të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/