image Konfirmohen edhe 67 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Rajon

Konfirmohen edhe 67 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

news image

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venki Filipçe ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 868 testime, 67 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, në Maqedoni.

Filipçe në një konferencë për shtyp njoftoi se ende nuk është bërë gati raporti ditor për gjendjen e pandemisë me koronavirus.

Ai gjithashtu njoftoi se edhe 25 raste të reja janë shëruar dhe një tjetër ka vdekur.