Janë konfirmuar 52 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Sot më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 302 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 52 raste”.GazetaSinjali/