image Konfirmohen dy raste të reja në Zelandë të re, kryeministrja kishte deklaruar se shteti e ka mposhtur koronavirusin

Botë

Botë/ Konfirmohen dy raste të reja në Zelandë të re, kryeministrja kishte deklaruar se shteti e ka mposhtur koronavirusin

news image

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern deklaroi ditë më parë se shteti të cilin e udhëheqë e ka mposhtu koronavirusin, ndërsa përgëzoi për krijimin e “murit mbrojtës”, kundër parandalimit të kësaj pandemie.

Sipas kryeministres, ky shtet ka bërë një kthesë të rëndësishme, pas mbylljes prej gjashtë javëve, në përpjekje që të ndalojë përhapjen e infeksionit.

Por, pa shkuar shumë kohë nga ky njoftim, në Zelandë të Re janë shënuar edhe dy raste të reja me koronavirus, që lë të kuptohet se mbyllja duhet të vazhdojë edhe për një kohë.

Njëri nga të sëmurët që u diagnostikua gjatë ditës së djeshme, kishte qëndruar në të njëjtin spital ku kishin vdekur katër persona nga kjo sëmundje.

Ai kishte qenë në mesin e 20 personave, që ishin dërguar së bashku për t’i bërë analizat, ndërsa po hetohet nëse edhe të tjerët e kanë të njëjtën sëmundje.

Megjithëse në Zelandë të Re është një mbyllje e lehtë dhe gati të gjitha veprimtaritë janë në funksion, sërish po kërkohet që të mbahet distancë sociale.