Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka njoftuar se janë evidentuar dy raste me koronavirus.
Në një konferencë për shtyp ai bëri me dije se janë dy turistë kinezë të infektuar me koronavirus, të cilët ndodhen në Itali pasi kishin ardhur si vizitorë.
“Kemi dy raste të konfirmuara të koronavirusit në Itali. Ata janë dy turistë kinezë në vendin tonë”, citohet të ketë thënë Conte.
Ai ka njoftuar se dy personat e prekur ndodhen të izoluar në spitalin e Spallanzani në Romë, ndërsa ditën e nesërme pritet një mbledhje me ekspertë të e shëndetësisë për të marra masa të mëtejshme për mbrojtjen nga ky virus.
Ndërkohë, është lajmëruar se është anuluar fluturimi drejt Kinës, por shtoi se nuk ka arsye për panik.
Kujtojmë se dje OBSH ka shpallur dhe emergjencën globale pasi ky virus vdekjeprurës po përhapet në të gjithë botën me shpejtësi.
Deri më tani numri i viktimave ka arritur në 170 ndërsa mbi 8 mijë persona kanë rezultuar bartës të virusit.