image Konfirmohen dy largime të bujshme nga SC Gjilani

Futboll

Konfirmohen dy largime të bujshme nga SC Gjilani

news image

Gjatë ditës së sotme, SC Gjilani ka konfirmuar largimin e dy futbollistëve, shkruan Sinjali Sportiv.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, SC Gjilani ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me Erlis Frashërin dhe Jackson Ferreiran.

Frashëri i është bashkuar skuadrës së Drenicës, teksa Ferreira momentalisht është lojtar i lirë.

Klubi i SC Gjilanit ka falenderuar futbollistët për angazhimin dhe kontributin, teksa i’u ka uruar suksese në karrierën e tyre. /Sinjali Sportiv/.