Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar edhe 245 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese ./Gazeta Sinjali/