image Konfirmohen 1 mijë e 128 raste të reja me koronavirus në Zvicër

Botë

Botë/ Konfirmohen 1 mijë e 128 raste të reja me koronavirus në Zvicër

news image

Numri i personave të infektuar në Zvicër është rritur për 1 mijë e 128 në 24 orët e kaluara, me 54 persona të vdekur, tha sot agjencia e shëndetësisë së këtij vendi.

Aktualisht në Zvicër, 18 mijë e 267 njerëz janë pozitivë me koronavirus, prej tyre 432 kanë vdekur.

Ndërkaq, në gjithë botën rreth gjysmë milion njerëz janë prekur nga virusi Covid-19./ Gazeta Sinjali/