image Konferenca rajonale në Beograd për energjinë pa Kosovën, reagon ambasadori norvegjez

Politikë

Konferenca rajonale në Beograd për energjinë pa Kosovën, reagon ambasadori norvegjez

news image

Sot në media është raportuar se anipse është pjesë e Ballkanit Perëndimor, Kosova është i vetmi shtet që nuk është përfshirë në diskutimet për investime në energjinë e ripërtërishme.

Lidhur me këtë ka reaguar ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, i cili përmes një cicërime në Twitter tha se Kosova është pjesë përbërëse natyrore e çdo zgjidhjeje rajonale energjetike.

Tutje, ambasadori norvegjez tha se megjithatë, Kosova mbetet një partner i fortë për Norvegjinë.

“Interesimi i madh në konferencën e kësaj jave për energjinë e rinovueshme në Beograd vlerësohet shumë. Ndryshe nga komentet, Kosova mbetet një partner i fortë për Norvegjinë, duke përfshirë energjitë e rinovueshme dhe për krijimin e një tranzicioni drejt një të ardhmeje më të mirë të përbashkët”.

Nikoqir i kësaj konference ishte Serbia. Aty morën pjesë pesë shtetet e rajonit, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, ku u diskutuan lidhur me investimet e mundshme e bashkëpunimin për siguri energjetike.

/GazetaSinjali/