Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, Trupi Gjykues II njoftoi synimin e tij për ta caktuar më 1 mars 2023 seancën për deklaratat hyrëse në këtë çështje.
Trupi Gjykues më tej theksoi se, për të arritur këtë datë të synuar, konferenca përgatitore për gjykimin do të mbahet më 18 janar 2023, pasuar nga konferenca përgatitore e ZPS-së, në fillim të shkurtit.
Vendimet përkatëse lidhur me këtë do të pasojnë në kohën e duhur, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.