image Konferenca e parë e presidencës shqiptare në KS, Hoxha: Shqipëria do të mbrojë gratë, paqen dhe sigurinë

Shqipëri

Konferenca e parë e presidencës shqiptare në KS, Hoxha: Shqipëria do të mbrojë gratë, paqen dhe sigurinë

news image

Ambasadori  i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha sot ka zhvilluar fjalim në konferencën e parë të presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raporton Gazeta Sinjali.

Hoxha listoi prioritetet e Shqipërisë për muajin qershor në Këshillin e Sigurimit. Ai tha se Shqipëria do të mbrojë gratë, paqen dhe sigurinë.

“Shqipëria do të mbrojë gratë, paqen dhe sigurinë. Është e rëndësishme të mbrojmë të drejtat e njeriut. kanë qenë disa vote të vështira dhe situata të jashtëzakonshme siç ka qenë dhe pandemia. presim të kemi shkëmbime të mira të mendimeve. do të kemi edhe përmbledhje për BE-në, do të flasim dhe për Ukrainën gjithashtu. Debati i hapur do të mbahet më 15 qershor”, tha Hoxha.

Gjithashtu Ambasadori i Shqipërisë në OKB shtoi se ruajtja e ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut janë në thelb të politikës së jashtme të Shqipërisë si dhe prioritetet kryesore gjatë mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit. Për një kohë të gjatë, ne kemi parë abuzime masive të të drejtave të njeriut dhe komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të mbajë përgjegjës autorët e krimeve të rënda.

“Prioritetet e Shqipërisë për muajin i bashkohen prioriteteve tona të përgjithshme për mandatin tonë në Këshill dhe janë të lidhura ngushtë me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, forcimin e llogaridhënies, avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit. Më lejoni të hyj në detaje për disa prej tyre. Së pari, çështja e llogaridhënies Presidenca Shqiptare nis me një Debat të Hapur të nivelit të lartë mbi Forcimin e Llogaridhënies dhe Drejtësisë për Shkeljet e Rënda të së Drejtës Ndërkombëtare’ nën pikën e rendit të ditës Ruajtja e Paqes dhe Sigurisë”, ishin disa nga fjalët e Ambasadorit në OKB.

Hoxha zbuloi detaje edhe nga një takim i cili do zhvillohet nesër në drejtim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Debati i Hapur do të zhvillohet nesër, i cili do të drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Prania në këtë nivel tregon se sa e rëndësishme është kjo temë për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe për të gjithë anëtarët e tjerë”, tha ai.

“Ne nuk mund dhe nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë. Ka një urgjencë për të vepruar, tani, në emër të viktimave të panumërta të konflikteve të pakuptimta për gratë e dhunuara të Kosovës, për nënat e pikëlluara të Bosnjës, për fëmijët e Ukrainës, për viktimat pa emër në Tigray, për Azara në Afganistan,për Yazidët në Irak, për Rohyngias, për të burgosurit politikë në Myanmar dhe në Sudan, për të arrestuarit në Siri, për të gjithë gazetarët e vrarë në krye të detyrës; për këdo, kudo, të cilëve u janë mohuar të drejtat, e ardhmja e të cilëve është varrosur, ëndrrat e të cilëve janë shkatërruar nga abuzimi. Duhet të bëjmë më shumë, më mirë dhe më shpejt, për të gjithë ne, për atë që ne mbrojmë, për atë që na bashkon, për të mbështetur ligjin, për të mbrojtur Kartën e OKB-së, për të ruajtur multilateralizmin”, përfundoi ambasadori  i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

/GazetaSinjali/