image Koncerti i reperit të njohur ndërpritet, fansat mbesin të hutuar

Bota e Yjeve

Koncerti i reperit të njohur ndërpritet, fansat mbesin të hutuar

news image

Koncerti i reperit Wiz Khalifa në Indianapolis të premten mbrëma u kthye në kaos ndërsa fansat vraponin për t’u larguar pas një alarmi për të shtëna me armë zjarri.

Fansat nxitonin të largoheshin nga qendra muzikore Ruoff në Noblesville rreth orës 22:30, pasi disa bërtisnin për të shtëna të mundshme.

Dhe ndërsa shumë vrapuan drejt një rruge të mundshme shpëtimi, të tjerët ishin të hutuar se çfarë kishte ndodhur.

Khalifa ndaloi koncertin dhe ai dhe grupi i tij dolën me shpejtësi nga skena.

Paniku i shkaktuar nga një alarm i rremë është i treti që ndodh në një ngjarje muzikore deri më tani këtë verë.

/GazetaSinjali/