image Koncerti i Bregoviqit nuk ndalet edhe pse hidhet gaz lotsjellës

Shqipëri

Koncerti i Bregoviqit nuk ndalet edhe pse hidhet gaz lotsjellës

news image

Edhe pse masa të forta janë marrë nga policia për koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviq që është duke u zhvilluar në qytetin e Korçës, incidentet nuk kanë munguar.

Përderisa Bregoviq po performonte raportohet se një i ri ka hedhur gaz lotsjellës.

Në pamje shihen qytetarë të frikësuar dhe duke u larguar nga tavolinat ku ishin ulur përderisa mbajnë sytë e mbuluar.

Personi që kishte hedhur gazin lotsjellës, është ndaluar nga Policia.

Edhe pse është hedhur gaz lotsjellës, koncerti i Bregoviqit nuk po ndalet.

Mbi 200 forca policie pjesa më e madhe e të cilëve kanë rrethuar terminalin ndodhen në terren. Ndërkohë që pjesa tjetër është vendosur në bulevardet kryesore të qytetit.

Ndryshe nga koncertet e 4 netëve të para të kësaj feste, koncerti i Bregoviq do të jetë më i reduktuar në numër, kjo edhe për shkak të masave të sigurisë.

Që në hyrje të terminalit ka kontrolle të rrepta për të gjithë të interesuarit për të ndjekur performancën e këngëtarit. Kontrollet arrijnë deri atje sa nuk lejohen monedha, shishe apo sende të tjera metalike.

Videon nga koncerti në Korçë mund ta shihni në këtë No description available.

No description available.
No description available.

/GazetaSinjali/