image Komunat që shënuan raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Shëndetësi

Komunat që shënuan raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

news image

Gjatë 24 orëve të fundit 13 persona kanë humbur jetën në betejën me COVID-19, janë infektuar 245 persona, ndërsa 133 pacientë që ishin të infektuar me koronavirus, janë shëruar.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), teksa ka theksuar se janë testuar 468 mostra.

Të infektuarit e 24 orëve të fundit vijnë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik. /Gazeta Sinjali