Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se kanë vdekur 10 persona nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar 111 raste të reja me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: Prishtina 25 raste, Peja 13 raste, Gjilani 10 raste, Gjakova 7 raste, Mitrovica 7 raste, Vushtrria 6 raste, Ferizaj 5 raste, Drenasi 4 raste, Obiliqi 4 raste, Podujeva 4 raste, Fushë Kosova 3 raste, Klina 3 raste, Rahoveci 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçani 2 raste, Malisheva 2 raste, Prizreni 2 raste, Vitia 2 raste dhe me nga një rast Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Lipjani, Novobërda dhe Shtimja.
Në 24 orët e fundit janë testuar 448 mostra, ndërsa numri total i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 12 mijë e 448.
Më poshtë gjeni tabelën e IKSHPK-së që përfshin edhe fshatrat prej nga vijnë të infektuarit e 24 orëve të fundit. /Gazeta Sinjali