image Komuna që udhëhiqet nga AAK i shkakton humbje të thellë koalicionit Haradinaj-Ahmeti

Kosovë

Obiliq/ Komuna që udhëhiqet nga AAK i shkakton humbje të thellë koalicionit Haradinaj-Ahmeti

news image

KQZ ka numëruar tashmë 100% të votave në komunën e Obiliqit, ndërsa partia e kryetarit të kësaj komune ka pësuar humbje të thellë, raporton Gazeta Sinjali.

Partia e kryetarit të kësaj komune, Xhafer Gashit, AAK është futur në këto zgjedhje në koalicion me PSD-në, por që pavarësisht koalicionit, partia ku Xhafer Gashi është anëtar i saj ka pësuar humbje të thellë.

Koalicioni AAK-PSD gjendet në vendin e tretë me 19.04% të votave apo me 2 mijë e 235 vota.

Në vendin e parë në këtë komunë për zgjedhjet e 6 tetorit, ka dalur Vetëvendosja me 2 mijë e 947 vota, apo 25.02%.

Në vendin e dytë në komunën e Obiliqit ka dalur LDK-ja me 2 mijë e 494 vota apo me 21.18% të votave./Gazeta Sinjali/