image Komuna që e mbylli zyrtarisht pandeminë, sonte shënoi dy raste të reja me COVID-19

Kosovë

Shëndetësi/ Komuna që e mbylli zyrtarisht pandeminë, sonte shënoi dy raste të reja me COVID-19

news image

Komuna e Suharekës sonte shënoi dy raste të reja me koronavirus, ani pse kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, për Gazetën Sinjali kishte thënë se e ka mbyllur zyrtarisht pandeminë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, njëri nga rastet e reja nga komuna e Suharekës vjen nga fshati Bllacë dhe tjetri nga qyteti.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Me këtë rast, Muharremaj ka apeluar që të vazhdohet me repektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Sapo jemi informuar se i kemi 2 raste sërish me Covid-19 në Komunën tonë. Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e masave nga institucionet shëndetësore, që ta ndalojmë përhapjen e mëtejme të virusit”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/