Komuna e Ferizjat me 98 raste pozitive me koronavirus është komuna më e prekur në vend nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), nga 98 rastet që u shënua deri tani në këtë komunë, vetëm një është shëruar nga ky virus, kurse dy të tjerë kanë ndërruar jetë.
Komuna me më së shumti të shëruar është Komuna e Malishevës me 54 raste gjithsej, ndërsa raste aktive janë vetëm 17 dhe një tjetër ka ndërruar jetë.
Komuna e Prishtinës që është komuna e tretë më e prekur në vend, deri tani ka regjistruar 22 raste të shëruara, derisa aktive vazhdojnë të jenë edhe 44 raste të tjera. Nga 68 raste sa kanë qenë pozitive në kryeqytet 2 kanë ndërruar jetë.
Më poshtë gjeni grafikun me të gjitha të dhënat për rastet aktive, të shëruara dhe të vdekjeve nga koronavirusi në të gjitha komunat e prekura në vend./Gazeta Sinjali/