image Komuna e Zubin Potokut akuzon Qeverinë, ka një tjetër version për incidentin e sotëm

Kosovë

Komuna e Zubin Potokut akuzon Qeverinë, ka një tjetër version për incidentin e sotëm

news image

Komuna e Zubin Potokut po akuzon Qeverinë e Kosovës se po përdorë incidentet në këtë komunë, për të mbajtur Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre ngjarja e mbrëmshme nuk ka ndodhur ashtu siç thonë nga Qeveria e Kosovës.

Kosovo Online raporton se zjarri që shpërtheu në orën 01:00 pas mesnate në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve që gjendet në objektin e kësaj komune, ka ndodhur për shkak të instalimeve të vjetra elektrike, e jo nga ndonjë sulm.

“Lidhur me ngjarjen e pafat për shkak të djegies së dy dhomave më të vogla në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut, duam të informojmë publikun se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, që është më e rëndësishmja, por edhe se një analizë paraprake e brendshme e shërbimeve tona, është identifikuar se instalimet elektrike te vjetruar janë shkaku i mundshëm i zjarrit.”

“Ne i bëjmë thirrje përfaqësuesve politikë në Prishtinë që të mos e përdorin këtë ngjarje të pakëndshme për të justifikuar praninë e forcave speciale të armatosura në komunën tonë dhe për akuzat kundër askujt pa asnjë provë, sepse kjo vetëm tregon se ata janë të interesuar të destabilizojnë situatën në terren “, thuhet në njoftimin e komunës së Zubin Potokut.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka njoftuar se zjarri ka përfshirë ambientet përdhesë të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Biblotekën e Shtëpisë së Kulturës.

Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës“, thuhej në njoftim.

/Gazeta Sinjali/