image Komuna e Vushtrrisë fiton projekt 45 milionësh për investime

Kosovë

Komuna e Vushtrrisë fiton projekt 45 milionësh për investime

news image

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur që komuna që ai udhëheq ka fituar projektin për investime strategjike për dhënien e statusit të investitorit strategjik për subjektin investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas miratimit të rekomandimit të Komisionit Ndërministror nga qeveria, projekti “VICIANUM MINING PROJECT” do të mbështetet me 45 milionë e 80 mijë e 383 euro e 68 centë dhe do të zgjasë pesë vjet.

Ky investim do të realizohet në prona publike dhe private të fshatrave Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Tahiri tha se ky investim do të jete i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Jam shumë i lumtur që më në fund pjesa e Shalës ka filluar të merr vëmendjen e merituar dhe të jetë pjesë e zhvillimit të Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës”, u shpreh Tahiri./Gazeta Sinjali/