Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku nënshkruajnë një dokument me të cilën Vitia do të përfitojë 500 mijë euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton kjo komunë, bëhet fjalë për vazhdimin e fazës së dytë të bashkëpunimit në kuadër të projektit për rivitalizimin e shtratit të lumit “Morava e Binqës”, në të cilën do të parashihen edhe realizimi i shumë projekteve infrastrukturor.
Komuna bën të ditur se në faza do të realizohet edhe projekti i rrugës së Korbliqit por edhe asfaltimin i rrugës alternative në Stubëll të Epërme dhe atë si projekt kornizë./Gazeta Sinjali/