Komuna e Suharekës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajon për ndërtimin e rrugëve lokale me karakter regjional-viset rurale në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas dokumentit të publikuar nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ky projekt kap vlerën e 267, 555 mijë eurove.
“Angazhimi ynë është edhe më tutje që Komuna e Suharekës të zhvillohet dhe të ketë progres kudo”, ka shkruar Muharremaj në Facebook./Gazeta Sinjali/