image Komuna e Skenderajt me projekt për rritjen e eficiencës së energjisë në shtëpi - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15208

Të shëruar

12815

Të vdekur

615

Ekonomi/ Komuna e Skenderajt me projekt për rritjen e eficiencës së energjisë në shtëpi

news image

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe udhëheqësi i projektit “SEEK – Subvencionet për Eficiencë të Energjisë në Kosovë”, Marko Kosir, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi për uljen e konsumit të energjisë elektrike, duke ndarë subvencione për njësitë e banimit që të investojnë në masa të eficiencës së energjisë dhe në burime të ripërtërira të energjisë.

Me këtë rast kryetari Jashari ka mirëpritur nënshkrimin e këtij memorandumi duke vlerësuar se nevojat në këtë fushë janë të mëdha dhe për këtë komuna që ai udhëheq ‘duhet të këtë përkrahje me të madhe bazuar në faktin që si komunë kemi pasur më së shumti dëme nga lufta e fundit’.

Ai ka thënë se renovimi i shtëpive duke rritur eficiencën e energjisë është projekt shumë i rëndësishëm dhe për këtë si komunë do të angazhohen në vazhdimësi.

Ndërsa, Marko Kosir ka thënë se projekti financohet nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës dhe në fazën fillestare parasheh renovimin e 18 shtëpive në Komunën e Skenderajt e pastaj në fazën e dytë ky numër do të rritet dukshëm.

Ndryshe, rreth detajeve tjera dhe mënyrës së aplikimit, Komuna e Skenderajt do të informojë me kohë opinionin publik./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin