image Komuna e Skenderajt ia gabon emrin komandantit Adem Jashari, reagon djali i Hamzës

Sociale

Komuna e Skenderajt ia gabon emrin komandantit Adem Jashari, reagon djali i Hamzës

news image

Komuna e Skenderajt ka filluar organizimet për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, në një baner të vendosur në qytet është gabuar emri i komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Emri i tij është shkruar “Adam” e kjo i ka rënë në sy qytetarëve, gjë për të cilën ka reaguar edhe djali i Hamzës, ish-kryetari Bekim Jashari.

Ai kërkon që sa më shpejt të ndërrohet kjo si dhe të kërkojnë falje.

Njoftimi i plotë i tij:

Sapo më dërguan këtë foto, në të cilën shihet se si pushteti aktual si organizator i aktiviteteve për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në banerat e vendosur në qytet, e shkruan gabim emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

E kuptoj që shtypjen e materialeve e bëjnë individ apo kompani të caktuara mirëpo asnjëherë nuk duhet lejuar që të na ikin gabime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla dhe figura historike si ajo e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Gabimet e tilla nder të tjerash shpërfaqin interesimin e pushtetit aktual për historinë dhe trajtimin ndaj atyre që dhanë gjithçka për Ne dhe Lirinë që sot po e gëzojmë.

Me këtë rast më e pakta që do të duhej të bënin ata që sot udhëheqin me Skenderajn do të ishte kërkim falja dhe ndërrimi sa më i shpejtë i atyre materialeve fyes.

/GazetaSinjali/