7 Marsi, që botërisht njihet si dita e mësuesit/es festohet në shumë forma edhe në vendin tonë.
Por kësaj radhe Komuna e Prizrenit, gjegjësisht Drejtoria për Arsim në këtë komunë, ka marrë vendim që t’ua ndalojë mësimdhënësve organizimin e darkave zyrtare, për të shënuar këtë ditë e cila u dedikohet atyre.
Kujtojmë që drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prizrenit është Xhemile Thaçi-Vezgishi që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./GazetaSinjali/