image Komuna e Prizrenit thekson se në shkolla nuk është i lejuar aplikimi i ideologjive

Kosovë

Reagim/ Komuna e Prizrenit thekson se në shkolla nuk është i lejuar aplikimi i ideologjive

news image

Drejtoria e Arsimit e komunës së Prizrenit thekson se në hapësirat shkollore nuk është i lejuar aplikimi i asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi me fëmijë dhe iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm në respektimin e ligjeve dhe të drejtave të fëmijëve.

Komuna e Prizrenit ka reaguar në lidhje me fotografinë që u publikua në medie nga mjediset e shkollës “Motrat Qiriazi”, ku mësimdhënësi shihet duke i shtyrë nxënësit e kësaj shkolle të bënin veprime në përkrahje të Erdoganit dhe shtetit të Turqisë.

Komuna njofton se Drejtoria Komunale e Arsimit këtë rast është duke e shqyrtuar hollësisht dhe është në koordimin të plotë me Inspektoratin e Arsimit, për mbledhjen e informacioneve nga terreni.

“Në momentin e kompletimit të të gjitha informacioneve, DKA do të merr masat e parapara sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin për medie.

Me këtë rast Drejtoria Komunale e Arsimit thekson se në hapësirat shkollore nuk është i lejuar aplikimi i asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi me fëmijë dhe iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm në respektimin e ligjeve dhe të drejtave të fëmijëve./Gazeta Sinjali/