image Komuna e Prizrenit përgatit formularin e ri për leje qarkullimi në këtë komunë

Kosovë

Njoftim/ Komuna e Prizrenit përgatit formularin e ri për leje qarkullimi në këtë komunë

news image

Komuna e Prizreni ka njoftuar se për shkak të ngarkesës në formularin për aplikim për leje qarkullim është përgatitur formulari i ri.

“Me këtë rast Komuna e Prizrenit njofton të gjithë qytetarët se aplikimet për leje qarkullimi mund të bëhen vetëm për nevoja dhe raste emergjente, ndërkaq kërkesat tjera nuk do të jenë të pranueshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ky është linku ku duhet të aplikoni për leje qarkullimi: https://forms.gle/rJroojScxtt79omHA

Kërkesa nga ky formular vlen vetëm për qarkullin brenda territorit të Komunës së Prizrenit.

“Ndërsa për lëvizjet jashtë Prizrenit dhe për të hyrë në Komunën e Prizrenit, duhet të bëhet kërkesë në Shtabin Emergjent të Komunës së Prizrenit përmes email-it: [email protected] . Kërkesa më pas përcjellet për aprovim te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, vazhdon të thuhet tutje në njoftim./Gazeta Sinjali/