Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se kulmi i një ndërtese në lagjen “Ortakoll” të komunës së Prizrenit, rrezikon që të bie.
Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj, i cili tha se bëhet fjalë për rrëshqitje të kulmit në një ndërtesë kolektive.
Ai shtoi se inspektorati ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka evituar rrezikun për sonte. Kurse, nesër sipas tij do të bëhet largimi i çatisë.
“Bëhet fjalë për një rrëshqitje të kulmit në një ndërtesë kolektive e informova drejtorin e emergjencave edhe po presim shume shpejt me dalë me evitu rrezikun për sonte, ndërkohë që nesër do të bëhet largimi i komplet çatisë“, tha ai për Sinjalin.
Krejt në fund Muçaj tha sa shpreson që drejtoria e urbanizmit do të dalë shumë shpejt me një projekt për të rregulluar çatinë e kësaj ndërtese.