Komuna e Prizrenit ka planifikuar të shpenzojë rreth 30 mijë euro për të furnizuar familjet në nevojë me shujta ushqimore. Tenderi është shpallur për 500 shujta në ditë.
Përmes njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është bërë me dije se kompania që do të bëjë këtë furnizim është “ABI” SH.P.K.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP.
Kontrata është dhënë më 30 prill, derisa nënshkrimi i saj parashihet të bëhet më 4 maj.