image Komuna e Prishtinës ndan mbi 700 mijë euro për rindërtimin e rrugës "Muharrem Fejza"

Sociale

Komuna e Prishtinës ndan mbi 700 mijë euro për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza”

news image

Komuna e Prishtinës e ka nënshkruar sot kontratën për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, i cili tha se kjo kontratë e fituar nga kompania “Rahovica”, kap vlerën e 701 mijë eurove.

“Pas muajve të tërë në OSHP (Organi Shqyrtues i Prokurimit), sot e nënshkruam kontratën e rindërtimit të Rrugës “Muharrem Fejza” sipas Planit rregullativ me gjerësi të plotë dhe trotuare sipas standardeve. Kontrata është fituar nga kompania Rahovica në vlerë prej 701 mijë eurosh”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti.

Nga të gjitha 2 mijë e 200 rrugët që i ka Prishtina, Ahmeti thotë se kjo është rruga më e rëndësishme në të cilën duhet investuar./Gazeta Sinjali/