image Komuna e Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2021

Financa

Komuna e Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2021

news image

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin e komunës për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2021-2023, transmeton Gazeta Sinjali.

Buxheti u miratua me 26 vota për dhe 5 abstenime nga të gjitha grupet e partive politike përveç Lëvizjes Vetëvendosje që abstenuan.

Kurse, pika e dytë e rendit të ditës, propozim vendimi për transferimin e mjeteve nga fondi i rezervës komunale në kategoritë “Subvencione dhe transfere” dhe “Mallra shtesë” u votua me 30 vota për dhe 6 abstenime. /Gazeta Sinjali/