Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga muaji gusht do të nisë zbatimin e masave ndëshkuese për lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar për nivelin e zërit të muzikës.
Sipas një njoftimi nga faqja zyrtare e komunës, sot është mbajtur takimi i Drejtorisë së Inspeksionit, zyrtarëve të kryeqytetit dhe anëtarëve të Shoqatës së Gastronomëve, ku kanë diskutuar për zbatimin sa më të lehtë dhe të mirë të rregullores për ndotjen akustike.
Postimi i plotë: